Buffon i gatshëm të vazhdojë me Juventusin

Portieri Gianluigi Buffon ka insistuar se nuk ngutet të vazhdojë kontratën me Juventusin edhe pse ajo aktualja do ti skadojë në qershor të vitit 2013.
Ylli italian ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes me Bianconerët por është optimist rreth vazhdimit të qëndrimit në Torino. “Nuk ngutem dhe nuk pres të kemi probleme”, deklaroi 34 vjeçari.
“Gjithmonë kam qenë i sinqertë dhe kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me presidentin. I kam thënë drejtorëve të mendojnë për prioritete tjera, e më vonë do të bisedojmë dhe do të arrijmë marrëveshje në kohën e duhur”, u shpreh Buffon.