Eliminimi i Barcelonës, paralajmërim për Spanjën

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque, beson se eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve duhet të shërbejë si paralajmërim se çka mund t’i ndodhë kampionit të Evropës në Kampionatin botëror.
Kampioni në fuqi, Barcelona, kishte 75 për qind të posedimit dhe 12 goditje kundër Interit në fitoren 1-0 të mërkurën ndaj italianëve, por u eliminua nga gara në gjysmëfinale pas humbjes me rezultat të përgjithshëm 3-2.
“Është paralajmërim se çka mund të na ndodhë edhe neve sepse futbolli është i tillë. Një ekip mund të jetë teknikisht superior, një ekip mund të dominojë ndeshjen, por prapë nuk arrin të fitojë”, tha Del Bosque për agjencinë e lajmeve Associated Press.
“Por, mendoj se këto paralajmërime vijnë në kohën e duhur dhe nuk mund t’i injorojmë ato. Kushdo që nuk dëshiron t’i sheh, jeton jashtë realitetit”, shtoi ai.
Barcelona përbën pjesë të rëndësishme në ekipin e Spanjës me mbrojtësit Carles Puyol dhe Gerard Pique si dhe mesfushorët Xavi Hernandez, Andres Iniesta e Sergio Busquets. Spanja gjendet në Grupin H me Zvicrën, Hondurasin dhe Kilin.