Buffon, përgjithmonë në Juventus

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 17:45
Gianluigi Buffon do të mbetet përgjithmonë në Juventus ka njoftuar menaxheri i tij Silvano Martina.
Portieri i Bianconerëve në muajt e kaluar kërkohej nga Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Roma por duket se nuk do të braktis gjigantin torinez.
“Gigi do të jetë i lidhur përgjithmonë me Juventusin. Nëse do të dëshironte largimin, atëherë do të ishte larguar deri më tani. Me kalimin e viteve ai ka marr shumë oferta por tifozët e Juventusit ishin gjithmonë përkrah tij”, tha Martina për Radiosportiva. Buffon ka kontratë me Juventusin deri në qershor 2013.