Galatasaray, ofertë për Elian

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 19:45
Galatasaray është i gatshëm të ofron 9 milionë euro për mesfushorin e Hamburgut, Eljero Elia vetëm disa ditë para mbylljes së afatit kalimtar të verës më 31 gusht.
Reprezentuesi holandez spekulohet se dëshiron të largohet nga klubi gjerman ndërsa së fundmi kërkohet me ngulm edhe nga gjiganti italian Juventus.
24 vjeçari ka kontratë me Hamburgun deri në verën e vitit 2014 mirëpo thuhet se synon të largohet për të ringjallur karrierën e tij në një ligë tjetër.