E Shtunë, 31 Tetor 2026

Januzi, gol në humbje

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 18:01

Ahmed Januzi ka shënuar gol, në humbjen e skuadrës së tij, Vorskla Poltava nga Illitchivets Mariupol, me rezultat 4:1.

Sulmuesi kosovar, i cili në këtë takim luajti nga minuta e parë, golin e vetëm të ekipit të tij e realizoi në minutën e 63-të. Për vushtrriasin, ky ishte goli i dytë i sezonit.

Edhe mbrojtësi kosovar, Armend Dallku po ashtu luajti nga fillimi. Pas shtatë xhirosh të zhvilluara në kampionatin ukrainas, Vorskla gjendet në pozitën e shtatë me 11 pikë. Ndërkaq, golat për vendësit i realizuan Kozhanov (2), Tishchenko e Fomin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›