E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina ndal Kampionin

Prishtina e ka fituar derbin përballë kampionit aktual të Kosovës Hysi, i cili nuk dinte për humbje qe një kohë të gjatë. Gjilani e ka mposhtur Trepçën, derisa Trepça ’89 pa mund të madh e ka mundur Besën në Mitrovicë. Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 20:40

Xhiroja e dytë e Superligës ishe e frytshme për skuadrat mysafire. Në këtë xhiro Vëllaznimi dhe Lepenci kanë shënuar fitore si mysafire, pasi e kanë mundur Lirinë respektivisht KEK’un. Gjithashtu, Drita e ka marrë një pikë në Skenderaj, derisa ndeshjet tjera i kanë fituar skuadrat vendase.

Prishtina – Hysi 1:0

Kryendeshja e xhiros së dytë të Raiffeisen Superligës i ka takuar Prishtinës. Bardh e kaltrit e mposhtën kampionin aktual, Hysi me rezultat minimal, 1:0.

Pas një pjesë të parë me disa gjysmëraste të skuadrave, në atë të dytë kryeqytetasit e gjetën golin. Në minutën e 59-të, pas një tentimi të Astrit Fazliut, Besar Musolli luajti me dorë në zonë të rreptësisë dhe gjyqtari dha penallti për nënkampionin e Kosovës.

I pagabueshëm nga 11 metërshi ishte Azem Ahmeti. Prishtina, e udhëhequr nga portieri në formë, Flamur Neziri, e ruajti me kujdes portën e vetë për 90 minuta, duke rrëmbyer tri pikë të plota.

Trepça ’89 – Besa 4:2

Më së shumti gola (6), në kuadër të xhiros së dytë të Superligës, janë shënuar në Mitrovicë, ku Trepça ’89 e mposhti Besën.

Mitrovicasit edhe në këtë takim shfaqën siguri dhe luajtën shkëlqyeshëm. Ata e kryen tërë punën në pjesën e parë, kur shënuan tri gola. Florent Sejdiu i kaloi ‘Xehetarët’ në epërsi qysh në minutën e pestë, kur iu kthye një top nga portieri pejan Valmir Bytyqi, i cili paraprakisht e priti penalltinë e Lindrit Misinit.

Liridon Kukaj e shtoi epërsinë e vendësve në minutën e 26-të, kur shënoi me kokë, pas asistimit të Idrizit. E për golin e tretë të mikpritësve u përkujdes Festim Krasniqi, tre minuta pa përfunduar pjesa e parë. Përforcimi i Trepçës ’89, Florent Sejdiu, në minutën e 64-t e realizoi golin e katërt të ekipit mitrovicas, të dytin personal.

Më pas, pejanët shënuan dy herë. Së pari Florent Papuqi, nga penalltia në minutën e 69-të, kurse Ekzon Gashi në fund të takimit shënoi për 4:2.

Gjilani – Trepça 1:0

Gjilani shënoi fitore minimale dhe mjaft të mundimshme ndaj Trepçës, në një ndeshje jo dhe aq të pëlqyeshme për publikun. Shikuesit është dashur të presin deri në minutën e 85-të, kur Sabri Osmani me një goditje të fortë nga distanca, e mposhti portierin mysafir Zymberi. Kështu, Gjilani i shijoi pikët e para të sezonit të ri në Superligë.

Superliga – Xhiroja e dytë

TabelaPiGDPI
1. Lepenci236
2. Trepça ’89224
3. Drita224
4. Prishtina214
5. Vëllaznimi214
6. Hysi233
7. Trepça203
8. Gjilani203
9. Drenica202
10. Besa2-30
11. Liria2-30
12. KEK-u2-60

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›