Buffon, selektor i SHBA-së ose Kinës !

Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 18:08
Gianluigi Buffon ka pranuar se e ardhmja e tij pas përfundimit të karrierës si futbollist mund të jetë larg Italisë. Portieri vendosi të mbetet në Juventus, pavarësisht spekulimeve të shpeshta rreth largimit të tij nga Torino.
“Do të mbetem në Juventus për aq sa klubi ka besim në mua, por kam një ide të çmendur që pas tre ose katër viteve të jem selektor i SHBA-së ose Kinës. Të dyja do të ishin përvoja të shkëlqyeshme”, tha Buffon gjatë turneut përgatitor në Amerikën Veriore. Ndërkohë, Buffon ka theksuar se është optimist për sezonin e ri.
“Ne jemi përforcuar dhe kam parë vendosmëri të fuqishme për sakrificë nga të gjithë. Duhet të kujtojmë dy vitet e fundit dhe të mësojmë të mos i përsëritim gabimet e të kaluarës”, përfundoi ai.