E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santosi e do Robinhon

Trajneri i Santosit, Muricy Ramalho, ka pranuar se klubi brazilian shpreson të transferojë sulmuesin e Milanit, Robinho, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Robinho e filloi karrierën e tij profesioniste në Santos më 2002, para transferimit në Real Madrid. Së fundmi spekulohej se Robinho mund të braktisë Rossonerët për t’u rikthyer në Santos. Ramalho ka theksuar se dëshiron ta ketë në dispozicion Robinhon.

“Do të përforcohemi. Tani është koha. Kemi zhvilluar biseda të gjata me Robinhon. E duam këtu, por nuk do të jetë lehtë”, deklaroi Ramalho për mediet braziliane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›