E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eriksen mban opsionet e hapura

Christian Eriksen ka thënë se është duke mbajtur opsionet e hapura mes negociatave me Ajaxin rreth mundësisë së vazhdimit të kontratës me gjigantin holandez.

Eriksen, 20 vjeç, tashmë një kohë të gjatë spekulohet me largim nga Ajaxi pas interesimit nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

“Do të shohim se çka ndodh pas këtij viti. Tani për tani nuk ka asgjë konkrete. Të gjitha opsionet janë të hapura”, deklaroi Eriksen për mediet holandeze. Kohë më parë Eriksen është përmendur si objektiv i Manchester Unitedit, kurse është kërkuar edhe nga Milani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›