E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomez rikthehet me katër gola

Sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Gomez u rikthye në fushë tre muaj pas operacionit në nyjën e këmbës.

Ylli gjerman realizoi katër nga gjashtë golat e gjigantit bavarez në fitoren ndaj FC Falke Markt Schwaben. Pas duelit, Gomez e mohoi rëndësinë e rikthimit të tij duke deklaruar për FCB.tv: “Nuk është se nuk kam luajtur për gjashtë vite. Nuk duhet të merreni shumë me këtë. Nuk meritojmë të lexojmë shumë lajme rreth kësaj. Ata nuk ishin ndonjë kundërshtar i vështirë”.

Kurse, trajneri Jupp Heynckes refuzoi të konfirmojë nëse Gomez do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e fundjavës me Nurnbergun. “Ai ka munguar për tre muaj, andaj ky është vetëm hapi i parë i rikthimit”, deklaroi Heynckes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›