S’ka fakte kundër Clattenburgut

Një hetim i policisë ndaj gjyqtarit Mark Clattenburg, nën akuzën se ai përdori gjuhë ofenduese ndaj dy futbollistëve të Chelseat në ndeshjen kundër Manchester Unitedit në Premierligë më 28 tetor, është ndërprerë për shkak të mungesës së dëshmive.
Chelsea u ankua se Clattenburg bëri fyerje racore në drejtim të mesfushorit John Obi Mikel dhe spanjollit Juan Mata.
Por, Scotland Yard konfirmoi se hetimet kanë marrë fund. “Hetimet janë përcjellë, por asnjë viktimë nuk është paraqitur”, thuhet në komunikatën e policisë.