E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon: Brazili është favoriti i madh

Bufon flet mbi dyshimet dhe frikën e futbollit italian. Ai ndihet ambasador i topit të shtëpisë italiane. E ka syrin tek italianët e rinj dhe te Kupa e Konfederatave, që përfaqëson një sfidë me skuadra gjigante si Brazili dhe Spanja. Por ai dëshiron që të fitojnë të kaltrit. Gjithmonë.

I pyetur për favoritët e Botërorit, ai përgjigjet se kanë kaluar tre vjet që kur Italia u shpall kampione. Tashmë është rivendosur ekuilibri. Ai mendon se Brazili ka më shumë lojtarë cilësorë dhe talente të reja, por Italia dhe Spanja do të luajnë shkëlqyeshëm. Për portierin e Kombëtares italiane vlen shumë ky turne, sepse luajnë skuadrat më të mira të të gjitha kontinenteve.

Për sa i përket skuadrës së Italisë, ai thotë se po kryhet një projekt që mban në skuadër një grup të rëndësishëm, duke futur gradualisht të rinj të talentuar dhe deri pas një viti, kur të afrohet Botërori, ndonjë talent tjetër do të jetë bërë gati për Kombëtaren. "Futbolli italian mbrujt gjithmonë lojtarë që mund të zëvendësojnë edhe kampionë të mëdhenj, thotë me entuziazëm.

Ndërsa mbi faktin që Kampionati Botëror do të zhvillohet në Afrikën e Jugut, mendohet pak dhe përgjigjet: "A do të na rëndojë vështirësia e një Botërori jashtë Evropës? E kush e di. Analogji me Botërorin zhgënjyes të zhvilluar në Japoni e Kore s‘ka akoma. Ishte tjetër grup lojtarësh atëherë. Në lartësi, shpejtësia e lojës është e një niveli superior. Por lartësia do të jetë njësoj për ne dhe për të tjerët. Kjo s‘duhet të kthehet në alibi. Fakti që erdhëm këtu edhe një vit më parë mund të na ndihmojë. Tani Afrika e Jugut na bën të kuptojmë që ka një të ardhme për të gjithë, se pengesat mund të kalohen". Portieri i Kombëtares së Italisë flet edhe për eurot e skuadrës së Realit të Madridit, duke thënë se në një moment krize ekonomike, të kesh mundësinë të paguash shifra marramendëse për transferime, është disi e rrezikshme. Sipas tij, është e dukshme se Reali ka dashur të lëshojë disa sinjale të rëndësishme, t‘u lërë të tjerëve të kuptojnë se ai ka ndërmend të ringrihet. "Sikur ato para t‘i kish shpenzuar Juventusi, do të isha i kënaqur, shton ai, edhe pse e kuptoj se klubet tona po lëvizin me të drejtë në mënyrë pragmatike. Jam i kënaqur që Juve po e merr veten dhe kjo, jo për meritë të vështirësive të të tjerëve. Rëndësi ka që të vazhdojë të fitojë më i miri. Jo gjithmonë fiton më i pasuri. Duhet ruajtur një fije dinjiteti, sepse disa shifra janë me të vërtetë të paimagjinueshme".

Bufon thotë se duke parë momentin e dobët në të cilin ndodhet futbolli italian, do të ishte i rëndësishëm një sukses në Botëror. "Do të na hynte shumë në punë suksesi, thotë ai. Meqë tre vjet pas fitores së Botërorit jemi në këtë nivel, ku do të ishim po të mos e kishim fituar atë? Ambasadorë ndihemi, të rinj që meritojnë besim kemi, ndaj na takon ne ta kthejmë situatën përmbys". Ai mendon se duhet ndjekur shembulli i Barcelonës, e cila synon te të rinjtë dhe mbi të gjitha fiton.

Kupa e Konfederatave 2009

Grupi A

Dje

Afrika e Jugut-Irak 0-0

17 qershor

16:00 Spanjë-Irak

20:30 Afrika e J.-Zelanda e Re

20 qershor

20:30 Irak-Zelanda e Re

20:30 Spanjë-Afrika e Jugut

Grupi B

Sot

16:00 Brazil-Egjipt

20:30 SHBA-Itali

18 qershor

16:00 SHBA-Brazil

20:30 Egjipt-Itali

21 qershor

20:30 Itali-Brazil

20:30 Egjipt-SHBA

Gjysmëfinalet

23 qershor

20:30 Fituesja "A"-E dyta "B"

24 qershor

20:30 Fituesja "B"-E dyta "A"

Për vendet 3-4

28 qershor

16:00 Humbësja 1-Humbësja 2

Finalja

28 qershor

(20:30) në Johanesburg

Fituesja 1-Fituesja 2



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›