E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon: Të mos bëhemi një ekip që djeg trajnerë

Xhanluixhi Bufon rikthehet në median italiane, për të konfirmuar besimin e tij ndaj trajnerit Del Neri, por në të njëjtën kohë për të blinduar qëndrimin e tij në Torino. “Mua Juventusi më stimulon ende dhe dua të rikthehem të fitoj sa më shpejt me këtë skuadër. Ngjyrat bardhezi janë ato që më emocionojnë, ndaj dua ta mbyll këtu karrierën time, – nënvizon numri një i Juventusit, i cili më pas ndalet te çështja e trajnerit. – Për momentin nuk po fitojmë, sepse skuadrat e tjera janë më të forta se ne. Gjithsesi, klubi ka një plan konkret për rinovimin dhe përforcimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm. Por kjo nuk do të thotë se ndryshimet duhet të fillojnë nga Del Neri, apo si në sezonet e kaluara, nga Ferrara te Zakeroni. Kurrë nuk kemi qenë, ndaj aq më pak tani nuk duhet të shndërrohemi në një ekip që ‘djeg’ trajnerë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›