E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu kap kreun me një fitore dramatike ndaj Shkumbinit

Korçë

Skënderbeu triumfoi në një ndeshje dramatike 1-0 ndaj Shkumbinit, në sfidën e dy penalltive të humbura, nga një për çdo ekip, me sulmuesin serb, Mlladen Bërkiç, që firmosi golin e fitores në minutën e 89-të. Por, nëse deri në ato momente portieri peqinas, Kotorri, e ka shpëtuar skuadrën e tij nga gola të sigurt, duke qenë një hero i vërtetë, brenda pak minutash e ka parë veten në “ferr”. Sulmuesi serbo-boshnjak i Skënderbeut, që ka shënuar në portën e Shkumbinit, duke zhbllokuar bardhësinë e shifrave të fillimit të një “beteje” të luajtur në një acar të vërtetë në qytetin e Korçës. Ndeshja prodhoi emocione të shumta, pasi Mlladen Bërkiç gaboi 11-metërshin e ekzekutuar në minutën e 45-të – priti Elvis Kotori, por dhe me portierin e Shkumbinit, Elvis Kotori, që gaboi penalltinë në minutën e tretë shtesë përballë homologut të tij, Orges Shehi. Dati ka qenë me Shehin dhe Skënderbeun kësaj here, që kanë fituar me shumë vështirësi ndaj Shkumbinit, që tashmë është edhe pa president, pas dorëheqjes së Ylli Ndroqit. Kujtojmë se në minutën e 45-të, autori i golit për Skënderbeun, Bërkiç, kishte humbur një penallti, e cila ishte pritur nga portieri Kotorri. Të dy këto personazhe, sikurse duket, e kanë parë veten në “Ferr” dhe në “parajsë”, brenda kësaj ndeshjeje futbolli. Kjo ishte fitorja e shtatë e Skënderbeut në po aq ndeshje të zhvilluara në shtëpi, që tashmë ndodhet me pikë të barabarta me Flamurtarin, nga 28.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›