Hyseni do të marrë pjesë në takimin e ministrave të BE-së
Prishtinë -Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.Takimi në fjalë është takim tradicional, i cili mbahet çdo gjashtë muaj. Ftesa është bërë nga kryesuesi i radhës i BE-së, respektivisht ministri i jashtëm i Republikës Çeke, Karel Schwartzenberger.
I ashtuquajturi takim joformal i ministrave të jashtëm të BE-së, do të mbahet më 27- 28 mars në kështjellën Hluboka, në Boheminë Jugore në Republikën Çeke. Gjatë ditëve të këtij takimi joformal, ministri Hyseni do të zhvillojë takime të ndara me homologët e tij nga BE-ja dhe rajoni.