E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, ish-presidenti Khatami tërhiqet nga gara presidenciale

Teheran- Ish-presidenti reformist iranian, Mohammad Khatami ka deklaruar tërheqjen e tij përfundimtare nga gara presidenciale e qershorit dhe se do të mbështeste një tjetër kandidaturë të moderuar, njoftoi sot media iraniane. "Njoftoj tërheqjen time nga gara", njoftonte agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve "Fars" që citon deklaratat e Khatamit.

Khatami deklaroi se do të mbështeste ish-kryeministrin Mirhossein Mousavi në garën presidenciale. "Besoj se Mr. Mousavi ka aftësitë e nevojshme për të sjellë ndryshime të rëndësishme në situatën aktuale", deklaroi Khatami. Analistët e shihnin Khatamin si sfidantin kryesor prorefomist të presidentit aktual Mohamad Ahmadinexhad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›