Mijëra mjekë protestojnë sot në qytetet e Italisë
Romë-Qindra mjekë do të dalin sot në protestë në Itali. Një ditë e dedikuar ndërgjegjes civile (Noi non segnaliamo day). e kanë quajtur ata protestën. “Ne nuk raportojmë”-shkruajnë më tej. Bëhet fjalë për një manifestim të mjekëve, të cilët, me sloganin “Ne jemi mjekë, jo spiunë”, këtë të martë, mjekët italinë do të zbresin në sheshet e disa qyteteve italiane për të protestuar kundër projektligjit që këto ditë është duke u analizuar në Senat.
Ne qoftë se ky projektligj aprovohet, atëherë mjekët do të duhet të njoftojnë organet e policisë ne rastin se ne ambientet e spitaleve ose të ndërhyrjes se shpejtë do të paraqiten për kurim emigrantë klandestin pa leje qëndrimi. Ky manifestim është organizuar nga “Mjeket pa kufij” (MSF), “Shoqëria e studimeve juridike mbi emigracionin”(ASGI) dhe “Osservatori italian i shëndetësisë globale” (OISG).
Të gjithë këta mjekë janë të shqetësuar per reagimin qe do të kenë klandestinët përballë nje ligji të tille. Ne ketë mënyrë shëndeti i mijërave klandestinë do të jetë ne rrezik sepse këta do të jene të frikësuar perballe strukturave sanitare duke i konsideruar këto të fundit si një pengesë e mëtejshme për vazhdimin e qëndrimit të tyre në Itali.
Per Start nga Roma Enkes Hysendhima