E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujar Hoxhaj, prefekti i ri i Qarkut Berat

Ndryshimi

Qeveria vendosi dje të zëvendësojë prefektin e Qarkut të Beratit, pa dhënë edhe arsyet për këtë vendim të marrë. Kështu, në mbledhjen e djeshme të qeverisë u mor vendimi për lirimin nga detyra të prefektit të Beratit, Kostandin Lefta dhe zëvendësimin e tij me Bujar Hoxhaj. Në tekstin e këtij vendimi theksohej se ai hynte në fuqi menjëherë. Prefekti i ri i Beratit, Bujar Hoxhaj, ashtu si edhe ai i shkarkuari, janë përfaqësues të Partisë Demokratike në këtë qark. Bujar Hoxhaj ka qenë pjesë e listës së kandidaturave të PD-së në Qarkun e Beratit, por pa arritur të bëhet pjesë e deputetëve fitues. Nisur nga fakti se emërimi i prefektëve ishte pjesë e marrëveshjes mes demokratëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, mendohej që në një qark si Berati, ku LSI-ja gëzon mbështetje, prefekti i rrethit të ishte pjesë e kësaj partie. Por emërimi i menjëhershëm i prefektit të ri, Bujar Hoxhaj, tregoi se PD-ja po vijon të mbajë prefektin e këtij qarku.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›