E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujar Leskaj dhuron 300 libra për gjimnazin publik

30/01/2009  Veprat e autorëve më të njohur

VLORE- Deputeti Bujar Leskaj i dhuron libra gjimnazit publik “Halim Xhelo” në qytetin e Vlorës. Ishte një premtim i bërë në muajin dhjetor dhe që përkujtoi edhe ditëlindjen e shkrimtarit Ismail Kadare. Kështu dje pasi kanë përfunduar orët e mësimit në gjimnazin publik “Halim Xhelo” deputeti i zonës nr. 94 të qytetit historik, ku brenda këtij konfigurimi gjendet edhe ky gjimnaz publik, ka pasuruar bibliotekën me 300 libra të rinj. Drejtori i shkollës, Agron Mema, tha se premtimi i bërë në muajin dhjetor nga deputeti Leskaj u bë një realitet pasi edhe nëse të dhurosh 300 libra nuk është njësoj si të ndërtosh një shkollë, investimet për pasurimin e bibliotekës kanë vite që kanë munguar. Deputeti Bujar Leskaj u tha gjimnazistëve që erdhën në këtë takim: “Kjo dhuratë është një inkurajim për punën me librin. Si qytetar i Vlorës ju them se ju shok më të mirë duhet të keni librin”. Ndër titujt e librave deputeti Leskaj dhuroi korpusin e plotë të veprave të Gjergj Fishtës, botimin voluminoz “Historia e shtetit shqiptar 1912-2005”, vepra të Kadaresë, bibliografi të Petro Markos, S. Zvajg, korpusi i plotë i veprave të Ibrahim Rugovës etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›