E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pandeli Majko revoltohet me votën e Kastriot Islamit pro draftit të PD-së

Pavarësisht se përfaqësimi mes mazhorancës dhe opozitës në Këshillin e Legjislacionit është i barabartë, balancat janë prishur nga deputeti Kastriot Islami, i cili në fakt nuk është deputeti i grupit të Partisë Socialiste. Vota pro e Islamit bëri që votimit në tërësi për ndryshimet të ishte 15 pro dhe 13 abstenim. Votimi pro i Islamit për draftin, ka revoltuar Majkon, i cili duke e konsideruar ish-deputetin e PS-së mik të vjetër i kërkoi që të sillet si në vitin 1998 kur ishte anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese.

Majko: Nuk mund të sillesh kështu. Je deputet i vjetër. Pse nuk vepron si në 1998.
 
Islami: I dashur Majko në respekt të votimit në parim pro, thashë po rezervoj veten nga rezervat që kisha sepse mendoja mbasi e miratuan në parim duhet ta miratonin edhe në tërësi të gjithë. Ti miku im nuk po sillesh si në 98, unë po ai jam./Ama-News

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›