Bujar Nishani: Presidenti do zgjidhet me 71 vota
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani deklaroi dje se mazhoranca është e gatshme të pranojë propozimet e opozitës për reformën zgjedhore.
Ai deklaroi dje në emisionin “Pesë pyetjet nga Babaramo” se pasi amendamentet e PS-së të marrin OK-in e OSBE/ODIHR-it, mazhoranca është e gatshme t’i votojë ato në Parlament. Nishani u ndal dje dhe tek debati i hapur lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit dhe keqinterpretimit që sipas tij opozita i bëri një prej deklaratave të fundit të kryeministrit lidhur me kandidaturat që në bazë të Kushtetutës zgjidhen në Kuvend me 3/5 e votave. Nishani mohoi që kryeministri të jetë shprehur se do t’i ofrojë opozitës postin e Presidentit të Republikës.
Sipas tij Presidenti i Republikës do të zgjidhet vetëm në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. “Në bazë të ndryshimeve që i janë bërë Kushtetutës me konsensusin edhe të opozitës parashikohet që nëse pas disa raundeve të votimit, zgjedhja e kreut të shtetit nuk arrihet të bëhet me 3/5 e votave në Kuvend, atëhere në raundin e fundit, Presidenti i Republikës zgjidhet me 71 vota. Kjo është e sanksionuar në Kushtetutë dhe ne jemi të vendosur të zbatojmë Kushtetutën”, deklaroi Nishani.
(s.g/BalkanWeb)