E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ hedh poshte kerkesat e Partise Socialiste

Ne Shqiperi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi sot poshte ankimin e Partise Socialiste e cila kundershtonte shpalljen e rezultatit per bashkine e Tiranes me fitues kandidatin demokrat LuLezim Basha si dhe kerkonte pavlefshmerine e zgjedhjeve ne 284 qendra votimi ne te cilat sipas saj jane verejtur shkelje serioze te cilat kane cuar ne nje mosperputhje te shifrave mes fleteve te votimi dhe numrit te votuesve. Kater anetaret e se djathtes ne Komisionin Qendror votuan kunder duke u shprehur se ky Komision nuk ka kompetence te shqyrtoje kundershtimin e rezultatit te shpallur prej saj nderkohe qe kerkesa per pavlefshmeri sipas saj eshte jashte afateve.

Arsyetimet e tyre anetaret e djathte te Komisionit qendror te Zgjedhjeve i motivuan me faktin se opozita nuk mund te ankohej per shpalljen e rezultatit pasi Komisioni vetem sa kishte zbatuar nje urdherim te gjykates dhe fituesin e kish shpallur me heret prandaj ankimimi i socialisteve mund ti drejtohej vetem Kolegjit zgjedhor. Ndersa lidhur me mosrakordimin e shifrave sipas anetareve te djathte te Komisionit opozita mund te ishte ankuar ne perfundim te fazes se pare te procesit gje qe nuk kish ndodhur e per pasoje sipas tyre ishin tejkaluar afatet.

Por perfaqesuesit e Partise Socialiste mbrojten kerkesen e tyre duke u shprehur se ajo ishte e  mbeshtetur ne ligj dhe se shpallja e fituesit per bashkine e Tiranes nga ana e Komisionit qendror te zgjedhjeve ishte bere pasi Kolegji e kish rrezuar vendimin e meparshem per fituesin. Po ashtu sipas socialisteve Kolegji i beri nul edhe tabelat e meparshme te rezultatit dhe Komisioni Qendror prodhoi tabela te reja e per pasoje ankimimi i tyre ishte plotesisht i vlefshem. Sipas socialisteve Kolegji Zgjedhor kish urdheruar edhe rakordimin e shifrave nderkohe qe edhe sipas tabelave te fundit ka mosperputhje mes numrit te votuesve dhe fleteve te votimit mosperputhje qe sipas opozites jane prodhuar gjate procesit te rinumerimit te realizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pertej debateve ceshtja tani mbetet ne duart e Kolegjit Zgjedhor. Socialistet duhet te paraqesin ankimimin e tyre brenda 5 ditesh e me pas vete Kolegji ka 10 dite kohe per te marre vendim nese do te mbylle kapitullin e sfides per kryetarin e bashkise se Tiranes apo do ta rihape ate duke pranuar kerkesen e opozites e duke i dhene udhe nje procesi te ri votimi ne kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›