Demokratet kerkojne miratimin e aktit Dream qe hap rrugen e nenshtetesise per te rinjte imigrante

Dhoma e Senatit ku u mbajt seanca degjimore ishte e mbushur plot me te rinj shume prej tyre imigrante te paligjshem te cilet mund te perballen me deportim nese Kongresi nuk miraton aktin Dream. Senatori demokrat Dick Durbin i shtetit Illinoi eshte perpjekur per 10 vjet rrjesht por pa sukses qe te kaloj ne Kongres legjislacionin.
Kur i hedh veshtrimin kesaj salle shoh te ardhmen e Amerikes mjeket tane mesuesit infermieret inxhinieret shkencetaret tane ushtaret kongresmenet dhe senatoret dhe ndoshta presidentin tone. U kerkoj kolegeve te mi te konsiderojne situaten e ketyre te rinjeve qe e gjejne veten ne nje mugetire ligjore pa fajin e tyre. Ata jane te gateshem ti sherbejne vendit qe e duan. E gjithe ajo qe po kerkojne eshte nje shans.
Ola Kaso nga Michigani e cila ka lindur ne Shqiperi dhe sapo ka marre diplomen e shkolles se mesme foli per shume te rinj pa dokumente ne te gjithe vendin te cilet kane patur rezultate te larta neper shkollat amerikane dhe do te deshironin te studionin ne Shtetet e Bashkuara ose te sherbinin ne ushtrine amerikane.
Jam studente e aktit Dream. Me sollen ne kete shtet kur ishta pese vjece. Une u rrita ketu. Ne zemer ndjehem amerikane. Ka mijera te tjere si une. Hidhni syrin kesaj dhome dhe do te shikoni qindra prej tyre sot. E gjithe ajo qe ne po kerkojme per vete eshte nje shans per te kontribuar per vendin tone qe e duam.
Ola Kaso tregoi se ajo perballej me deportim ne me pak se nje vit edhe pse asaj i jane ofruar disa te drejta studimi neper universitetet amerikane dhe ka ne plan te behet mjeke kirurge qe te luftoje tumoret kanceroze.
Presidenti Barak Obama mbeshtet fuqishem Aktin Dream dhe disa prej ndihmesave te tij moren pjese ne senacen degjimore te se martes. Sekretarja e Departamentit te Sigurise Kombetare Janet Napolitano Sekretari i Departamentit te Arsimit Arne Duncan dhe Nensekretari i Mbrojtjes Clifford Stanley thane se administrata e presidentit Obama e mbeshtet fuqishem aktin Dream sepse do te zgjeronte numrin e rekruteve ushtarake nxiste talentet mes imigranteve qe te ndjekin arsimin e larte dhe do te lejonte zyrtaret e rendit te perqendronin punen tek imigrantet e paligjshem te rrezikshem.
Sekretarja e Departamentit te Sigurise Kombetare Janet Napolitano tha se Presidenti Obama vendosi dy vite me pare te kanalizoje burime te kufizuara qeveritare per kapur imigrante te paligjshem qe kane kryer krime dhe se akti Dream do te ofronte nje mase ligjore per ata te rinj qe duan te kontribojne ndaj shoqerise amerikane.
Akti Dream mbeshtet keto prioritete te rendesishme sepse vetem te rinjet qe duan te kontribojne per vendin tone dhe plotesojne kushtet e rrepta per karakter moral dhe probleme me ligjin do te perfitojne. Keta individe nuk perbejne rrezik per publikun dhe sigurine kombetare.
Sekretari i Arsimit Duncan tha se akti Dream do te sillte 1.4 miliard dollare ne te ardhura gjate dekades se ardheshme para qe do te reduktonin deficitin prej 14 trilion dollaresh. Ai tha se shume prej sipermarresve te talentuar qe ka Amerika jane imigrante.
Shifrat tregojne se kompanite fillestare nga Silicon Valley rreth nje e katerta jane filluar nga imigrantet. Na duhet ky talent. Na duhen qe ti japin nje hov ketij vendi. Ata mund te jene ushqimi i motorit tone ekonomik.
Por republikanet ne panelin e Senatit ishin skeptik duke thene se demokratet po perdorin aktin Dream si nje vegel politike qe te fitojne mbeshtetjen e votuesve hispanike. Senatori republikan John Cornyn i Teksasit tha se demokratet nuk i kane mbajtur premtimet e tyre per te forcuar sigurine ne kufi.
Fatkeqesisht kjo projekrezolute nuk ben asgje per te rregulluar sistemin e imigracionit qe calon. Thjeshte eshte nje mjekim i rastit dhe ndoshta edhe me keq do te nxise imigracionin ilegal.
Disa ligjvenes republikane po ashtu kane shprehur shqetesim se akti Dream do u jepte status te ligjshem me shume punonjesve pa dokumente qe te studiojne ne universitete dhe ndoshta shume amerikane do te humbisnin vendet e punes.
Akti Dream u miratua dhjetorin e kaluar kur Dhoma e Perfaqesuesve kontrollohej nga demokratet por nuk arriti te siguronte votat e duhura ne Senat. Tani qe republikanet kontrollojne Dhomen e Perfaqesuesve kjo mase ka shanse edhe me te vogla qe te behet ligj. Por senatori demokrat Durdin u tha imigranteve te rinj ne seancen e djeshme qe te mos ndalin shpresat duke thene se mund te marre kohe por se beson se kjo mase perfundimisht do te miratohet.