E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfryhet kërkesa socialiste për “anallim loje” - KQZ nuk merr në shqyrtim ankimimin e Edi Ramës

28-06-2011 / Leonard Quku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e tij të pasdites, ka vendosur që mos ta marrë në shqyrtim ankimimin e Partisë Socialiste për rrëzimin e vendimit që njohu kandidatin demokrat, Lulzim Basha, si fitues të garës së 8 Majit për Tiranën. Në këtë kërkesë ankimore, selia rozë kërkoi pavlefshmërinë e 284 qendrave të votimit. Por sipas kreut të KQZ-së, Arben Ristani, i cili ishte në të njëjtën kohë edhe relatori i kësaj çështje në institucionin qendror të zgjedhjeve, ajo që ishte e pavlefshme, ishte vetë kërkesa ankimore e PS-së. “Ajo rrëzohet se ka kaluar afati 3-ditor”, tha ai. Duke shtuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ana e tij, përmbushi detyrën e një KZAZ-je. Partia Socialiste ankimoi dje pranë këtij institucioni vendimin e tij që shpallte fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha me 93 vota më shumë se socialistin Edi Rama. Por ekspertët ligjorë u shprehën dhe më parë, se PS-ja nuk mund të kërkojë pavlefshmëri të zgjedhjeve, pasi afati ligjor për të bërë një kërkesë të tillë, kishte përfunduar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›