Korçë, arrestohen 3 persona, hidhnin në treg euro false
KORCË- Tre persona kanë rënë në pranga, mbrëmjen e sotme nga uniformat blu të qytetit të Korcës.
Policia bën me dije se gjatë operacionit ‘Kumarxhiu’ janë arrestuar shtetasit Hysni Sadiku, Artur Tahiraj dhe Lavdërim Rumani, në aksin rrugor Korcë-Pogradec.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e personave të arrestuar policia ka sekuestruar në cilësinë e povës materiale 3500 euro false.
Mësohet se eurot false ishin blerë në Tiranë, ndërkohë që si destinancion kishin tregun e Korcës dhe të shtetit fqinj Greqinë.
Nga hetimet paraprake bëhet e ditur skema e hedhje në treg të eurove të falsifikuara sipas së ciles kartmonedhat e falsifikuara i siguronte në Tiranë shtetasi i Lavderim Rumani, ndërkohë që me ndihmë të dy bashkëpunëtorëve tashmë të arrestuar Sadiku dhe Tahiraj bëhej e mundur shpërndarja e tyre në tregun vendas dhe jashtë kufirit.
(e.m/BalkanWeb)