E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujar Nishani ZGJIDHET PRESIDENT me 73 vota pro

Share

(E PERDITESUAR)- Kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e PD u shfaqën të gëzuar pas votimit, ndërsa vetë Nishani, teksa u drejtua tek kutia e votimit duke shfaqur probleme në ecje

Ministri i Brendshëm i qeverisë Berisha, Bujar Nishani, është zgjedhur president i Republikës me 73 vota pro, 1 kundër dhe dy fletë votimi të pavlefshme. 76 deputetë morën pjesë në votim. Kryeministri Sali Berisha ishte i pari që i dha dorën ministrit të tij. Pas tij erdhën edhe Ilir Meta dhe Fatmir Mediu. Kryeministri Sali Berisha u shfaq i lumtur pas votimit, ndërsa deputetët e PD kanë uruar kryeministrin për këtë fitore, që duket se ka qenë e mundimshme për të. Edhe pse kryeministrit i ishte kërkuar nga Perëndimi të mos zgjidhte një njeri të partisë së tij, ai sërish shkoi drejt kësaj zgjidhje. Deputetët e PD u shfaqën të çliruar pas këtij momenti, pasi shmangën edhe zgjedhjet e parakohshme.

Vetë Nishani shkoi drejt kutisë së votimit duke shfaqur pak vështirësi në ecje. Sidomos problemet me dorën i binin në sy.

Me deputetët e maxhorancës në votim u bashkua edhe deputeti Kastriot Islami, kryetari i Frymës së Re Demokratike Gazmend Oketa, si edhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili në mënyrë demonstrative e hodhi të bardhë fletën në kutinë e votimit. Ndërkohë, deputeti Dritan Prifti nuk mori pjesë në votim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›