E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi për Nishanin, i paligjshëm? Berisha: Nëse rrjedhin votat, sot bëjmë edhe raundin e pestë

Share

Po bëhet gjithmonë e më interesant momenti i votimit të kandidatit të mazhorancës për president. Bujar Nishani, në detyrë ministër i Brendshëm, nuk ka dhënë dorëheqjen më parë nga detyra për tu kandiduar. Është vetë Lëvizja Nano për President që që kujton se një Ministër i kabinetit qeverisës nuk mund të kandidojë për President në rast se ai nuk ka dhënë më parë dorëheqjen. Dhe dorëheqja e tij ka vlerë ligjore vetëm pasi është pranuar me dekret nga Presidenti i Republikës, për t’u votuar nga Kuvendi. Gjithashtu Ministri kandidat për President e ka të pamundur sipas Kushtetutës që të votojë për veten në Kuvend në cilësinë e tij si deputet.

Mazhoranca nga ana e saj thotë se i ka mbledhur 21 firmat e nevojshme për kandidimin e Nishanit. Kurse Top Channel shprehet se Berisha ka deklaruar se nëse ka rrjedhje votash në këtë raund, brenda kësaj dite bëhet raundi i pestë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›