Bujar Qamili, sot "Mjeshtër i Madh"
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoron sot me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" Bujar Qamilin, këngëtarin e muzikës popullore qytetare shkodrane. Ceremonia do të zhvillohet sot në drekë në Pallatin e Brigadave. Bujar Qamili ka lindur në Shkodër, më 21 tetor 1963. Janë të shumta çmimet me të cilat ai është vlerësuar përgjatë karrierës si këngëtar i muzikës popullore. Bujar Qamili është marrë me këngën që në fëmijëri. Asnjë më parë në familjen e tij nuk ishte marrë me muzikë. Përveçse në Shqipëri, ai ka dhënë koncerte të shumta në vende të ndryshme si në Turqi, Greqi, Itali, Belgjikë, Angli, Gjermani, Francë, Austri, Danimarkë, Suedi, Amerikë, apo Australi. Këngëtari shkodran, sot në mesditë, vlerësohet me çmimin më të rëndësishëm në karrierën e tij.