E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vazhdojnë protestat antiqeveritare

Qindra persona u
kanë dhënë jetë
protestave të reja në
Athinë pas ditëve të
tëra të trazirave që
kanë tronditur rëndë
vendin fqinj. Njerëzit
janë grumbulluar në
afërsi të zyrave qendrore
të policisë në
Athinë, aty ku disa protestues
u arrestuan një
javë më parë dhe së
shpejti do të dalin në
gjyq. Ndërkohë, edhe
polici që qëlloi për vdekje
15-vjeçarin është
akuzuar për vrasje.
Ishte pikërisht kjo
vrasje që shkaktoi
edhe tërbimin e
mijërave vetëve që në
qytete të ndryshme të
Greqisë kanë protestuar
dhe janë ngritur kundra
qeverisë, duke
kërkuar edhe zgjedhje
të reja. Sipas një
sondazhi të publikuar
në shtypin grek, 86% e
popullsisë janë të pakënaqur
me mënyrën
e qeverisjes së të
djathtëve dhe mbi të
gjitha me mënyrën e
menaxhimit që ajo i
bëri situatës së fundit.
Kësisoj, Kryeministri i
vendit, Karamanlis,
ndodhet në momentin
më të ulët të popullaritetit
në vend. Megjithatë,
ai i është përgjigjur
negativisht thirrjes
së demonstruesve,
por edhe të opozitës
për t‘u dorëhequr. Sipas
tij, vendi ka nevojë
për një dorë të qëndrueshme
për të kaluar
situatën e vështirë të
krijuar nga kriza
ekonomike. Protesta të
tjera ishin planifikuar
dje edhe në pika të
ndryshme të Athinës
dhe në disa qytete të
tjera pas një të diele që
ishte relativisht e qetë.
Gjatë këtyre ditëve u
plagosën rreth 70 persona.
Të dielën, liderët
e Pasok kërkuan
zgjedhje të reja në
vend dhe thanë se
qeveria po injoronte të
gjitha thirrjet e njerëzve
për të lënë pushtetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›