Bujqësia, një fermer shqiptar prodhon sa ¼ e fermerit të vendeve të rajonit
frutikulturës, pesha e këtij lloj prodhimi në prodhimin e përgjithshëm bujqësor është më e ulëta. Blegtoria ka ruajtur të njëjtën peshë në prodhimin bujqësor që prej vitit 2004 (56%). Prodhimi në sektorin e agroindustrisë u rrit me rreth 3.3%, me një ritëm gati tri herë më të ulët se norma e rritjes gjatë vitit 2006 dhe se rritja mesatare vjetore e tre viteve të fundit. Fakti që bujqësia shqiptare është ndër sektorët më të dobët e ekonomisë e dëshmon edhe qasja e këtij sektori me sistemin bankar, ku kreditë e dhëna për bujqësinë kanë rënë nga 4,2 për qind të totalit të kredive për ekonominë që ishte në vitin 2002, në vetëm 1,2 për qind të totalit të kredive për vitin 2007. Pra, bujqësia në vitin 2007, ka kredi nga sistemi bankar vetëm 1,2 për qind të kredive që ka dhënë ky sistem gjatë atij viti. Vendi ynë, megjithëse një vend bujqësor dhe blegtoral, është një importues i produkteve bujqësore dhe blegtorale. Vetëm mish nga importi vjen masivisht një sasi që zë 100 milionë dollarë në vit. Një prej arsyeve të gjendjes së vështirë në bujqësi është edhe copëzimi i tokës bujqësore, ku mesatarisht, sipas Bankës së Shqipërisë, një fermë ka jo më shumë se 1,1 hektarë. Në anën tjetër, bujqësia jonë është e detyruar të konkurrojë në një treg të vështirë, pasi vendet e tjera kanë subvencione të mëdha shtetërore për bujqësinë sidomos Greqia si vend i BE.