Bujqësia, receta shqiptare antikrizë
Lavdosh Ferruni
Tani po bien më fortë kambanat e krizës në vend. Qeveria duke imituar qeveritë e vendeve të zhvilluara e më të prekura nga kriza, po përpiqet të krijojë një fond financimi me destinacion mbulimin e efekteve të krizës, por pa u sikletosur për gjetjen e recetës shëruese ndaj kësaj krize, tashmë jo vetëm e prekur, por edhe seriozisht e rrezikuar prej saj. Qeveria, edhe pse nuk është drejtpërsëdrejti përgjegjëse për krizën, po bëhet e tillë si rrjedhojë e politikës së shurdhërisë që po ndjek. Opozita, dhe veçanërisht LSI, ka reaguar duke kërkuar përcaktimin sa më shpejt të terapisë (paketës) antikrizë, duke sugjeruar edhe disa drejtime të formulimit të kësaj terapie. Po kështu lobime për të zbutur apo për të dalë nga kriza kanë bërë dhe grupime të disa sektorëve të ekonomisë, si fasonistët, ndërtimi etj. Në këto adresime mungon së paku deri tani sektori i bujqësisë, qoftë nga politika ashtu dhe nga vetë fermerët, si rrjedhojë e pamundësisë së përfaqësimit të tyre nga një parti apo organizatë. Realisht mungon përfshirja e bujqësisë në paketat antikrizë edhe në vendet e zhvilluara tërësisht të angazhuar me krizën, por kjo është e lidhur me skemat aktuale mjaft të subvencionuara të bujqësisë dhe peshës së saj specifike në GDP në këto vende. Ndryshe qëndron puna në shumë vende të tjera të botës. Në takimin e bërë në zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara pak javë më parë, një delegacion i Federatës Ndërkombëtare të Prodhuesve Bujqësorë udhëhequr nga presidenti Ajay Vashee, paraqiti prioritetet për veprim të fermerëve që kërkojnë një përqasje drejt ndërtimit të një modeli zhvillimi, që vendos në qendër njerëzit. Në këtë paraqitje vlen të veçohet kërkesa për përfshirjen në paketat e stimujve fiskal për luftimin e recesionit global të programeve të zhvillimit bujqësor dhe rural. Për kushtet e Shqipërisë mbështetja për bujqësinë do të përbënte recetën bazë kundra krizës së sotme. Natyrisht shumë i rëndësishëm është formulimi sa më rezultativ i kësaj recete, si dhe ekzekutimi i saj me shpejtësi. Shqipëria ka rreth 25% të GDP-së të gjeneruar nga bujqësia dhe gati gjysmën e popullsisë që jeton dhe punon në hapësirat rurale, si në asnjë vend tjetër europian. Këndvështrimi i krizës në Shqipëri me fokus kryesor nga bankat është shumë i cekët. Me bankat në Shqipëri punon më shumë sektori i ndërtimit, që edhe nëse bie në stanjacion ose në një rënie të lehtë, nuk krijon efekt domino në ekonomi, veç një reduktimi të vogël të punësimit. E kundërta ndodh me sektorin e bujqësisë, që jo vetëm prek kategorinë më të varfër e më masive të popullsisë, por afekton një sërë industrish të tëra, si industrinë ushqimore, turizmin, sektorin e tregtisë me pakicë, eksportin dhe konsumatorin në përgjithësi. Kjo bëhet më e kuptueshme po të kemi parasysh se në strukturën e shpenzimeve të buxhetit të familjes shqiptare, ushqimi zë gati 50%. Nëse vendi këtë vit do të ketë dhe një situatë thatësire si në vitin 2007, efekti negativ mund të jetë vërtet rrënues. Anasjelltas, nëse në periudhë krize mundësohet rritje e prodhimit bujqësor, gjë që është më e lehtë të realizohet se sa sektorët që janë fort të lidhur me bankat, atëherë e gjithë ekonomia e vendit do të merrte impulse vitaliteti. E thënë përmbledhurazi, do të rritej kërkesa në treg, duke gjeneruar funksionim normal në treg, rritje të prodhimit, shërbimeve, eksportit, pakësim të importit të ushqimeve. Mbi të gjitha do të shmangej nga një gjendje krize të thellë (krizë urie) kategoria e gjerë e të vetëpunësuarve në bujqësi, që janë aktualisht në gjendje varfërie apo prag varfërie. Nëse mbështetja e sektorit të bujqësisë si pjesë kryesore e recetës antikrizë pranohet, mbetet të përcaktohet “medikamenti” më i mirë. Dhe ky medikament për kushtet e sotme të Shqipërisë është sigurimi për çdo familje fermere i një bonusi në formën input-kupon me vleftën 100-200 euro në vit. Me këtë kupon (të fraksionuar në nënfisha të 100-s) fermeri mund të blejë në pikat e shitjes të licencuara inpute bujqësore, fertilizues kimik dhe organik, pesticide, farëra e fidanë) sipas nevojave të tij. Shteti rimburson në mënyrë periodike tregtarët e inputeve mbi bazën e kuponave të dorëzuar. Kjo formë mbështetje që mund të jetë vetëm afatshkurtër (2-vjeçare), pasi zgjatja jep efekte negative në mjedis, do të çonte në një rritje vjetore deri 10% të prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe një efekt pozitiv, siç u përmend më lart në shumë sektorë të tjerë të ekonomisë, duke garantuar daljen nga kriza të ekonomisë. Një efekt pozitiv do të ndodhte në aspektin psikologjik të shtresave të gjëra të popullsisë të angazhuar kryesisht në bujqësi, duke ruajtur dhe ekuilibrat socialë, që bëhen edhe më delikat në kohë krize. Shpresa për një korrje të mbarë është shumë domethënëse, sidomos në periudhë krize, që mund të kalojë në krizë urie. Nuk mungojnë shembujt e suksesit në këtë linjë në botë. Një nga shembujt është rasti i shtetit Malawi në Afrikë, qeveria e të cilit ka vënë në funksionim një skemë subvencioni që ofron akses te fermerët e vegjël, për farëra dhe plehra të përmirësuara. Si rrjedhojë e kësaj politike, fermerët e vegjël realizuan rendimente 50% më të larta krahasuar me mesataren e 4 viteve më parë dhe Malawi u kthye nga importues në eksportues neto në bujqësi.
Kriza globale, jo vetëm ajo financiare, më e dukshmja sot, por dhe kriza e ushqimit, kriza e zhvillimit dhe ajo e ndryshimeve klimatike, kërkojnë një rivlerësim të modelit të zhvillimit të bujqësisë. Bujqësia ka treguar në kohëra se ka një impakt të fuqishëm në reduktimin e varfërisë. Historikisht, rritja në bujqësi ka çuar në rritje të madhe ekonomike – qysh në shekullin e 18-të në Angli, në shekullin e 19-të në Japoni, e në shekullin e 20-të në Indi. Sipas Raportit Botëror të Zhvillimit 2008 (burimi: IFAD) Rritja e GDP-së e gjeneruar nga bujqësia është deri 4 herë më efektive në reduktimin e varfërisë se sa nga rritja e gjeneruar nga sektorë të tjerë.
Nëse politika ka vullnetin jo vetëm të kapërcehet kriza, por ta çojë vendin në prosperitet, duhet të kuptojë se fokus kryesor i këtij vendi rural duhet të jenë njerëzit që jetojnë në këto hapësira dhe zhvillimi i dijeve të tyre. Çdo politikë tjetër me eksperimente të tipit “mega” dhe “super” do të ishte një dështim i madh që do linte Shqipërinë në cepin më të fundit e më të varfër të “perandorisë” europiane në fuqizim.