E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, votime të hapura nëse ka radhë

 

Nëse në orarin e mbylljes së votimit do të ketë zgjedhës, Komisioni i Qendrës së Votimit nuk duhet t’i ndalojë ato që të votojnë. KQZ ka përcaktuar në detaje mënyrën se si do të veprohet në rastet kur do të ketë radhë të gjata në momentet e fundit të mbylljes së votimit. Gjithashtu KQZ-ja miratoi edhe modelin që duhet të përdoret në rast se do të ketë zgjedhës që votojnë me vendim gjykate, nëse figurojnë se mungojnë në listat e zgjedhësve. Modelet e hartuar në formën e aktit janë ndarë më veç, pasi anëtarët Subashi, Varfi dhe Lazaj kanë qenë kundër shprehjes “KQV vepron pasi konstaton në rast se ka njerëz, lejon votimin”. Kjo pikë është cilësuar si evazive nga anëtari Varfi, i cili kërkoi heqjen e saj. Por në votim katër anëtarët e maxhorancës votuan pro, ndërsa tre të opozitës votuan kundër. Ndërsa përfaqësuesi i PS-së, Gjonçaj, kërkoi që një akt i tillë të merrej me vendim të formës së cilësuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›