Bujqësia, rriten kostot e prodhimit
Sezoni pik i prodhimit vendas po afron, por konsumatorët kanë pak shanse që të përfitojnë produkte bujqësore më të lira në treg. Fermerët tregojnë se kostot e prodhimit bujqësor janë rritur ndjeshëm. Të gjitha lëndët e para, por edhe për edhe kostot për njësi punimi kanë pësuar një rritje shumë të fortë krahasuar me një vit më patë. Për një dynym tokë të punuar në zonën e Myzeqesë, aty ku dhe kostot mund të jenë më të lira se zonat e tjera, një fermeri i duhet të paguajë 25 për qind më shumë se një vit më parë. Shkaku është rritja e fortë e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, e për pasojë edhe në tregun vendas. Shqipëria u përball me një skemë të ngjashme edhe 4 vjet më parë. Në atë kohë qeveria socialiste e drejtuar nga ish-kryeministri Nano, nën presionin e vazhdueshëm të Këshillit të Agrobiznesit, ndërmori një skemë subvencioni, që kishte në thelb të saj shitjen e karburantit për fermerët gjysmën e çmimit të tregut, pasi përjashtohej nga taksat. Skema rezultoi një dështim i madh. Shteti humbi 25 milionë dollarë për një vit dhe nafta që presupozohej t‘u jepej fermerëve me çmim të lirë u bë mjet abuzimi duke u shitur individëve që nuk kishin lidhje me bujqësinë. Në këtë situatë, qeveria e re e Berishës, e karikuar dhe nga premtimet e shumta për të luftuar korrupsionin, shfuqizoi skemën.
Shteti
Të gjithë zërat e kostos në bujqësi pa përjashtim kanë pësuar një rritje të fortë. Plugimi i një dynymi tokë sipas fermerëve luhatet sot nga 1200-1800 lekë. Rritje ka pësuar edhe frezimi, që sot kushton 800 lekë për dynym. Farërat, mbjellja, plehërimi dhe korrja, të gjitha tashmë kushtojnë më shumë për fermerin, i cili për rrjedhojë duhet të rrisë çmimet e produkteve që shet.
Rritja e kostove të prodhimit në bujqësi tashmë është e prekshme dhe shkaku kryesor është çmimi i lartë i karburanteve. Qeveria nuk pranon kurrsesi të ndërhyjë dhe deklaron se nuk mund të rikthejë edhe një herë skemën abuzive të subvencionimit të karburanteve. Por pyetja që shtrohet tani është se çfarë do të ndodhë me fermerët shqiptarë. "Krahas kësaj më duhet të them se rritja e çmimeve nuk ka qenë vetëm në kahun e //////////////kostot, pasi edhe vetë fermerët po përfitojnë më shumë duke shitur produktet e tyre me çmime më të larta. Ne kemi ndërhyrë me disa programe subvencioni në bujqësi. Unë mund të përmend rimbursimin e TVSH-së për produktet bujqësore, si dhe subvencionimin prej 10 milionë dollarësh, më i larti ndonjëherë për bujqësinë, që kemi dhënë për fermerët që mbjellin vreshta dhe pemëtari, por edhe për blegtorinë", thotë zëvendësministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia. Kjo është e vërtetë. Buxheti i subvencionit për bujqësinë gjatë këtij viti u dyfishua dhe skema e parave në dorë për fermerin, të paktën deri tani, ka treguar se është më eficente se subvencionimi i karburanteve. Por problemi është se të gjitha politikat lehtësuese që adreson Ministria e Bujqësisë sot shkon për ata fermerë që dalin në treg, të cilët kanë mundësi të shesin prodhimin e tyre. Të dhënat tregojnë se këta përbëjnë me pak se 20 për qind të fermerëve shqiptarë. Pjesa tjetër, që janë dhe bujqit me të ardhurat më të ulëta, prodhojnë për vetëkonsum, për rrjedhojë këta nuk përfitojnë aspak nga subvencionet e qeverisë. Kjo pranohet dhe nga vetë qeveria, e cila me buxhetin modest që adreson për bujqësinë pranon se është e pafuqishme për të ndërhyrë.
KOSTOT NE BUJQESI (lek)
2006-2007 2007-2008
PLUGIMI 800 1 200
FREZIMI 600 800
FARA E GURIT (1KV) 6 000 10 000
MBJELLJA 400 500
PLEHERIMI 6 000 7 000
KORRJA 400 1 000