Inflacioni në rritje, por brenda kufirit të BSH
Norma vjetore e inflacionit në muajin shkurt rezultoi 3.56 për qind, vlerë brenda kufirit të tolerancës së objektivit së Bankës së Shqipërisë, prej rreth 3 për qind. Edhe pse me rritje të lehtë prej 0,56 për qind, inflacion regjistron nivel më të ulët se në muajt e mëparshëm, i cili arriti në masën 4,2 deri në 4,4 për qind. Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor i muajit shkurt, ashtu siç pritej, u ndikua nga rritja e çmimeve të disa artikujve ushqimorë, ndërkohë që mallrat dhe shërbimet e tjera nuk pësuan ndryshime të rëndësishme të çmimeve.