E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vit pagë, pas mbarimit të mandatit

Në projektligjin e miratuar dje në Këshillin e Ministrave janë bërë dhe disa rregullime të tjera që flasin për strukturën e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike. Kështu, me propozim të kësaj të fundit, në nenin 4 të këtij ligji, është shtuar pika 12, e cila parashikon që për një periudhë njëvjeçare, pas përfundimit të mandatit të anëtarit të bordit të ERE-s, nëse ai nuk sistemohet në një detyrë tjetër, do të trajtohet me pagë në masën e pagës referuese. Ky ndryshim u bë për faktin se, anëtarët e bordit të ERE-s, të cilëve u kishte mbaruar afati, nuk duhet të punojnë nga të licencuarit në sektorin e energjisë elektrike brenda periudhës njëvjeçare nga mbarimi i mandatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›