Bujqësori ndan diplomat e para të Kartës së Bolonjës
Në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë shpërndarë dje diplomat e para të përfunduara sipas sistemit të ri të Kartës së Bolonjës. Përveç tyre janë dhënë edhe dy medalje të arta, të fituara nga studentetët e këtij universiteti publik.
Ministri i Arsimit, Fatos Beja, i pranishëm në këtë ceremoni, i ka ftuar të rinjtë që nuk i kanë mbaruar akoma studimet, por edhe të sapodiplomuarit e këtij viti, që të angazhohen e të punojnë në mënyrë të përditshme për të përballuar garën me të tjerët, të arrijnë rezultate, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në projekte ndërkombëtare. "Mobilizimi i studentëve dhe i profesorëve është sot një karakteristikë e arsimit të lartë në hapësirën evropiane të studimeve. Unë uroj që sa më shumë prej jush të marrin pjesë në këto projekte", tha Beja.
Kreu i arsimit ka uruar më tej stafin pedagogjik të Universitetit Bujqësor për punën e bërë: "Që sot, nxirrni brezin e studentëve me diploma universitare të parametrave tërësisht evropiane, të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera të Bashkimit Evropian".
Gjatë vizitës në UBT, Ministri Beja vizitoi edhe qendrën e re të sekretarisë qendrore të informatizuar në këtë universitet, intranet////////////////////. Sipas drejtuesve të këtij universiteti, çdo student, ish-student apo pedagog, mund të marrë çdo informacion, përfshirë edhe të dhënat e tij në kompjuterët e kësaj qendre.
Në ceremoni, kreu i arsimit, së bashku me rektorin e universitetit, Fatos Harizaj, dhe drejtues të tjerë, u dhanë diplomën dy studenteve me Medalje Ari, Anika Totojanit, dega Agrobiznes dhe Elona Muçit, dega Ekonomi dhe Politikë Agrare, si dhe gjithë studentëve të tjerë.
Rektori i këtij universiteti, Fatos Harizaj, përmendi më tej investimet e kryera gjatë vitit 2009 për rikonstruksionin e godinës së Fakultetit Ekonomik me vlerë 2 milionë e 600 mijë USD, për rikonstruksionin e laboratorit të Kimisë me vlerë 400 mijë USD, investim prej 500 mijë USD për projektin UNILAB 2009 (Universitetet me Laboratorë), si dhe një fond prej 30 mijë USD për kopshtin botanik të këtij universiteti.