Paisja me karta, penalizime edhe për invalidët
Në qarkun e Dibrës, ku bëjnë pjesë rrethet Dibër, Bulqizë dhe Mat, vazhdojnë problemet në procesin e aplikimit të banorëve, për marrjen e kartave të identitetit. Veç problemeve të tjera që hasen në zona të thella malore, si vazhdimi ende i shitjes së kuponave me 1200 lekë, mungesa të transportit falas, radhëve të gjata, etj, vendimi i qeverisë për nisjen e penalizimeve, duke filluar nga 1 maji, për të gjithë ata që nuk kanë aplikuar për marrjen e kartës së identitetit, duket se ka hapur një tjetër problem, që deri më tani askush nuk i jep zgjidhje. Kështu sipas këtij vendimi, nisja e penalizimeve për të gjithë votuesit, që nuk kanë aplikuar për marrjen e kartës së identitetit, duket se nuk do të "kursejë" as invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët sëmundja u ka privuar mundësinë e aplikimit. Në asnjërën nga 32 qendrat e aplikimit të ngritura, në këtë qark, nuk mund të marrësh përgjigje, në lidhje me mënyrën që do ndiqet për t‘i dhënë mundësi kësaj kategorie të shoqërisë për të aplikuar.
Një situatë e tillë, i ka revoltuar këta të sëmurë, pasi siç shprehen ata vetë, përkundër dëshirës për aplikim qendron pamundësia e tyre për realizimin e këtij procesi. Ndërkohë mësohet se ka edhe mjaft raste kur banorët nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak të gabimeve në regjistrat themeltarë të gjendjes civile të cilët nuk janë pastruar, por në to gjen edhe të vdekur prej vitesh.