E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa franceze për mastera e doktoratura

Vitin e ardhshëm akademik 2009-2010, të rinj, por edhe stafi i Universitetit të Tiranës, do të ketë mundësinë që të përfitojnë nga disa bursa të akorduara prej Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF), me qendër në Lion të Francës.

Përfaqësues të rektoratit në universitetin më të madh publik në vend, bëjnë të ditur se kjo Agjenci e Frankofonisë ka parashikuar që të ofrojë për UT-në projekte dhe bursa për studentët. Ata shpjegojnë më tej se "për vitin e ardhshëm 2009-2010 do të ofrohen bursa studimi për studimet master, doktoraturë dhe bursa kërkimore për të gjithë ata që, përveçse do të shfaqin interesin, do të plotësojnë edhe disa kritere".

Por nuk do të mungojnë as projektet e reja si "Projekte kërkimore shkencore ndëruniversitare në Mesdhe". Sipas përfaqësuesve të rektoratit të UT-së, qëllimi i këtyre projekteve është forcimi i kërkimit dhe bashkëpunimit shkencor, i cili mendohet se do të ketë një impakt pozitiv në zhvillimin shkencor në hapësirën mesdhetare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›