E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrohemi vetëm përmes kërkimit shkencor

Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, organizoi sot konferencën me temë "E ardhmja e ujit, burimeve të energjisë dhe mbrojtja e liqenit të Shkodrës dhe lumit të Bunës". Në këtë konferencë merrnin pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, dhe përfaqësues të Akademisë së Shkencave të Malit të Zi dhe Kosovës. Ministri i Arsimit deklaroi se integrimi i kërkimit shkencor në universitete na përfshin në zonën evropiane të arsimit të lartë. Ndër përpjekjet për përfshirjen në zonën evropiane të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, kreu i MASH-it ka cilësuar synimin e formimit të një gjenerate të re të diplomuarish me njohuri shkencore dhe profesionale të cilësisë së lartë, të aftë për të konkurruar në një ekonomi të hapur e në zhvillim. "Universiteteve iu bashkëngjitën disa qindra shkencëtarë e kërkues, shumë laboratorë dhe infrastrukturë tjetër kërkimore, me krijimin e 12 qendrave universitare shkencore në universitetet publike shqiptare", u shpreh ministri i Arsimit. Ndërkohë që, situata aktuale e këtyre qendrave shkencore "të tjetërsuara", përveç shkurtimit të stafeve dhe miksimit të punonjësve shkencorë të disa instituteve të dikurshme, duket se nuk ka shfaqur ndonjë risi apo rezultat tjetër.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›