E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujqësori, përcaktohen datat e provimeve të vjeshtës për Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit



Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës publikon datat e provimeve të vjeshtës. Kështu, të gjithë studentët e këtij fakulteti që nuk kanë mundur t’i marrin provimet gjatë sezonit të dytë të provimeve, kanë të drejtë t’i rijapin ato në datat e vendosura nga drejtuesit e tij. Konkretisht, drejtuesit e Fakulteti të Bujqësisë dhe Mjedisit kanë detajuar datat e provimeve për studentët e vitit të parë, të dytë dhe të tretë si dhe për ata studentë që kanë zgjedhur këtë institucion arsimor për të vijuar një fakultet të dytë. Sipas vendimit të fakultetit, datat e shlyerjeve të detyrimeve për të gjithë studentët që kanë provime të mbartura nga vitet e mëparshme janë 1, 2, 3 shtator 2009. Kush prej studentëve do të kalojë me sukses provimet e mbartura do të mundet të hyjë në sezonin e provimeve të vjeshtës. Sezoni i provimeve të vjeshtës në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit do të nis më 4 shtator për të përfunduar në datën 21 po të këtij muaji. Gazeta boton sot të plota datat e sezonit të vjeshtës për të gjithë studentët që ndjekin studimet pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit.

27 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›