E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e cmimeve cenon miliona njerez ne bote

Ne te njejten kohe shtrenjtimi i ushqimeve mund te rrezikoje procesin e reformave ne Egjipt Tunizi dhe vende te tjera paralajmeroi presidenti i Bankes Boterore Robert Zoellick dje ne Uashington. Sipas te dhenave te tij cmimet e ushqimeve u rriten vetem midis tetorit 2010 dhe janarit 2011 me 15 per qind. Krahasuar me nje vit me pare rritja ishte 29 per qind. Sipas Zoellickut cmimet jane vetem tre per qind me te uleta sesa ne 2008-en kur shperthimi i cmimeve shkaktoi revolta te pergjakshme.

Me me pak se 12 dollare ne dite

Njerezit qe duhet te jetojne me me pak se 12 dollare ne dite detyrohen te hane me pak si pasoje e rritjes se cmimeve ose te shmangen drejt ushqimeve me vlere te paket shtoi drejtori i BB-se. Sipas perllogaritjeve te BB-se brenda shtate muajve cmimi i grurit eshte dyfishuar. Edhe misri sheqeri dhe vaji jane shtrenjtuar dukshem. Sipas BB-se shtrenjtimi i ushqimeve ne muajt e kaluar nuk ka shtyre edhe me shume njerez ne varferi absolute vetem per arsye se ne disa rajone te Afrikes te korrat kane qene te mira.

Autor Agenturen/Elert Ajazaj

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›