Buka, tregtarët gati rritjen e çmimit
09/08/2010 Pezullimi i eksportit të grurit nga Rusia, efekte të menjëhershme në tregje
Brenda një jave në Shqipëri 1 kv miell është rritur me 1 mijë lekë
Prodhuesit e bukës paralajmërojnë rritjen e çmimit, për shkak të rritjes së shpejtë që po pëson çmimi i miellit. Sipas tyre, një kuintal miell, para një jave është blerë me 4200 lekë, ndërkohë që dje është blerë me 5200 lekë, duke pësuar një rritje të menjëhershme prej një mijë lekësh. “Çmimi për momentin nuk është rritur. Pritet një rritje në të gjitha furrat e Shqipërisë, pasi çmimi i miellit po rritet me hapa galopantë. Nuk kemi bërë rritje për momentin, të shikojmë se si do të shkojë tregu. Nëse rritet mielli, do reagojmë edhe ne”, deklaron Ardian Dalipaj, pronar i një furrë buke. Pronarët e furrave të bukës janë në pritje të rritjes që do të pësojë çmimi për një kuintal miell, pasi burime të pakonfirmuara thonë se ditën e hënë një kuintal miell do të shitet me 6 mijë lekë. Ata nuk japin ende çmimin se sa do të shitet një bukë e zakonshme 70-gramëshe javën që vjen, kur aktualisht ajo kushton 60 lekë. Lëkundjet në tregun ndërkombëtar filluan menjëherë pas vendimit të qeverisë ruse për të bllokuar eksportin e grurit, si pasojë e thatësirës dhe djegies së fushave të tëra me grurë nga zjarret që kanë përfshirë këtë vend prej disa ditësh. Edhe pse është rritur me 80 për qind brenda një muaji, të dhënat tregojnë se çmimi i miellit në tregun ndërkombëtar është sërish gati dy herë më i ulët sesa në krizën e viteve 2007-2008. Dy vjet më parë çmimi i miellit në tregun ndërkombëtar preku rekordin e mbi 350 dollarëve për ton, nga 200 që është aktualisht. Në atë kohë çmimi i bukës në tregun e brendshëm arriti në 80 lekë. Por pas krizës së vitit 2008, çmimet e ushqimeve në botë ranë në mënyrë drastike për shkak të krizës, ndërsa konsumatorët shqiptarë nuk përfituan nga ajo. Edhe këtë herë tregu shqiptar nxiton të paralajmërojë rritje të çmimeve, kostoja e të cilave bie gjithmonë mbi konsumatorët, e sidomos ata me të ardhura më të ulëta. Por, nëse çmimi i bukës në tregun vendas do kishte ndjekur në mënyrë të drejtpërdrejtë çmimin e miellit në tregun ndërkombëtar, atëherë rënia e çmimit duhet të kishte qenë shumë më e fortë sesa ajo që ndodhi. Dyshimet se tregu i drithërave në Shqipëri është i komanduar, në të kaluarën janë provuar edhe zyrtarisht. Një vit më parë, autoriteti i konkurrencës provoi se dy kompanitë më të mëdha të miellit në Shqipëri kishin marrëveshje të fshehtë, duke rritur artificialisht çmimet, që sot kërcënohen të rriten sërish.
Çfarë ndodhi para dy vjetësh
Duket se në Shqipëri situatat përsëriten aq shpesh, sa nuk mund të harrohen lehtë. Vetëm dy vjet më parë importuesit e grurit rritën çmimet e këtij produkti, për shkak se u rrit në tregjet ndërkombëtare. Në atë kohë, ashtu si edhe sot, tregjet sapo lëshuan sinjalet për rritje çmimesh, ndërkohë që në vendin tonë kjo u bë fakt, ashtu siç ndodh edhe me karburantet. Nga ana tjetër, atëherë Kryeministri Sali Berisha i akuzoi hapur importuesit se kanë krijuar kartel, madje edhe vetë Autoriteti i Konkurrencës filloi hetimet për të zbardhur skemën e abuzimit me çmimin e grurit.