E Diel, 1 Nëntor 2026

Bukaniku, destinacioni i ri i turizmit malor

Elbasan- Që pas rikontruktimit të rrugës Elbsan-Gjinar është vënë re një tërheqje e turistëve për të vizituar malin e Bukanikut. Ky mal, që prej dy vjetësh është kthyer në një atraksion për alpinintët të cilët kanë filluar ta eksplorojnë atë.

Rreth 50 alipinistë nga Tirana dhe Elbasani kanë arritur të ngjisin majën më të lartë të Bukanikut. Sipas tyre mali i Bukanikut është një nga zonat më të afërta me Tiranën e cila arrin në një lartësi deri në 1830 metra mbi nivelin e detit.

Është e mundur që eksplorimi i tij të bëhet brenda një ditë të vetme. Alpinistët nuk kanë nguruar të bëjnë ski edhe pse terreni nuk është studiuar mirë si dhe rikthimi në këtë sport të harruar po mbledh rreth vetes persona të moshave dhe profesioneve të ndryshme.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Moti i keq “paralizon” portet e vendit Moti i keq ka bllokuar punën normale në portin e...
  2. Birra e ngrirë, shpëtoi nga vdekja 52 vjeçarin Një 52 vjeçar mbijetoi për tre ditë rrjesht brenda në...
  3. Në 5000 metra lartësi propozon martesë Vajza Nicola Burgess me siguri u gjend në qiellin e...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›