E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika e Ganës e njeh Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Behgjet Pacolli konfirmoi se Republika e Ganës e ka njohur shtetin e Kosovës.

Lajmin për njohjen e re, Pacolli e bëri publike gjatë një konference për media, ku bëri edhe një prezantim të punës e rezultateve nga lobimi për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës.

Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit që ka pasur në SHBA me presidentin e Ganës dhe pastaj edhe gjatë takimit të tij në Turqi, me ministrinë e Jashtëm të këtij vendi, i kanë premtuar për njohje, por sot e kanë bërë edhe zyrtare, dhe kjo sipas tij, pas një mbledhje qeveritare që ka ndodhur atje.

Ai thotë se përreth Ganës kanë mbetur vetëm pak shtete për ta njohur Kosovën , por shpreson se kjo do ndikojë në shtetet e ish-kolonive angleze të cilat nuk e njohur ende Kosovën.

Duke folur për premtimet e tjera që i janë dhënë për njohje, ai ka deklaruar se protestat e kohëve të fundit po ndikojnë negativisht në këtë proces.

“Situata momentale në Kosovë pak e vështirëson situatën, sepse bashkëpunëtorët e mi sot kanë marrë disa informata dhe disa pyetje nga gjithë bota, se çfarë po ndodhë në Kosovë. Kanë parë fotografit nga protesta, dhe pyesin çfarë po ndodh atje, çfarë po ndodh në kufi, dhe kjo mund ta rëndojë shumë procesin e njohjeve, por sido qoftë jemi duke u shpjeguar se janë protesta paqësore dhe pjesë e demokracisë së Kosovës dhe vetëdija e qytetarëve të Kosovës është në nivel që mund të lejojë vetes protesta dhe besojë që do të riparohet edhe kjo”, ka thënë ai, siç transmeton Kosovapress.

Pacolli ka thënë se po lobon në Lindjen e Largët dhe në shtetet e Pacifikut, dhe se në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit shkurt do vizitojë Amerikën Qendrore dhe shtete e Karikomit, nga ku premton se do të sjellë njohje të reja.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe njohjet që janë premtuar nga shtetet e Karikomit e që nuk kanë ardhur ende, por thotë se ka ndikuar shteti ynë fqinjë Serbia që ato të vonohen.

Gana që bëhet shteti i 86-të që tashmë zyrtarisht e ka njohur Kosovën. Gana ka rreth 25 milionë banorë dhe renditet në vendet me ngritjen më të shpejtë ekonomike në botë.

Shteti i fundit që e kishte njohur Kosovën ishte Kuvajti, që e bëri këtë më 11 tetor 2001.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›