Bukureshti nuk do ta njohë Kosovën
Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, konfirmoi se Bukureshti e kundërshton edhe tani pavarësinë e Kosovës.
“Për këtë i kemi njoftuar ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, tha Basesku. Në një intervistë për televizionin rumun, ai tha se Rumania nuk e ndryshon qëndrimin e saj për sa i përket Kosovës dhe nuk do ta njohë pavarësinë e saj. Ai ka saktësuar se çështja e Kosovës nuk ka qenë në axhendën në Samitin e NATO-s në Bukuresht, sepse kësaj i janë kundërvënë Spanja dhe Rumania. Basesku shtoi se njëri nga qëllimet më të rëndësishme për Rumaninë është anëtarësimi në NATO i Serbisë dhe Ukrainës.