Serbia në dilemë mes nacionalistëve dhe Evropës
Serbia do të votojë sot për të zgjedhur nëse do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian, apo do të kthehet nga e kaluara nën vëzhgimin dhe mbikëqyrjen e Rusisë, duke përkrahur nacionalistët e vendit.
Këto votime shihen si të rëndësishme njëlloj si ato të kohës së rrëzimit të Sllobodan Millosheviçit. Aleanca proevropiane e drejtuar nga presidenti Boris Tadiç, do të përballet me një betejë mjaft të rrezikshme për të ardhmen e Serbisë me ultra-nacionalistët, të cilët janë të zemëruar me nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në, që e shohin si akt tradhtie dhe me pavarësinë e Kosovës. 6.865.400 njerëz kanë të drejtë vote në Serbi, përfshirë këtu edhe minoritetin serb në Kosovë, rreth 115.000, të cilët kanë vendosur të votojnë jo vetëm për zgjedhjet e përgjithshme, por edhe për ato lokale, të konsideruara nga komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet e Kosovës së pavarur, si ilegale. Zgjedhjet u vendosën të mbahen kur koalicioni qeveritar mes Koshtunicës dhe Tadiç u shpërbë për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin mbi nënshkrimin e MSA-së me BE-në, një akt pro perëndimor, kundër të cilit Koshtunica ka deklaruar edhe fjalët më të fundit, duke e parë si një kurth të ngritur nga perëndimorët për të pranuar në heshtje pavarësinë e Kosovës. Koalicioni i Tadiç ka deklaruar se sikur të fitojë zgjedhjet, nuk do të formojë kurrë më koalicion me nacionalistët e Koshtunicës, me të cilët kanë dallime të ndjeshme në programin qeverisës. Po ashtu edhe Koshtunica ka deklaruar se qeveria e tij e ardhshme do të jetë nacionaliste, pa ndërhyrje nga rryma të tjera politike. Gara konsiderohet shumë e fortë dhe e paparashikueshme. Të dy koalicionet, sipas sondazheve të fundit, konkurrojnë “grykë më grykë”, duke pretenduar secila të paktën një të tretën e votave. Sipas presidentit Tadiç, “11 maji është një referendum ku qytetarët serbë do të vendosin nëse Serbia do të bëhet apo jo anëtare e Bashkimit Evropian”. Popullsia është e ndarë më dysh për preferencat mbi cilën rrugë duhet të zgjedhin për të ardhmen më të mirë të vendit. Votimi do të kryhet në mbi 8.600 qendra votimi, përfshirë 295 në Kosovë. Procesi i votimit do të nisë në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllet pas 13 orësh.