Fier, drejt zbardhjes vrasja e biznesmenit të ndërtimit
FIER – Prokuroria e Fierit ngushton rrethin e hetimeve për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ismet Saliko në dhjetor të vitit të kaluar.
Mësohet se në vijën e parë të hetimeve janë vënë disa persona, të cilët kanë pasur lidhje miqësore me viktimën. Sipas burimeve nga organi i akuzës, rreth 10 persona janë marrë në pyetje mbrëmjen e së premtes në lidhje me këtë ngjarje. Bëhet e ditur se personat të cilët janë marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore kanë qenë nga qyteti i Fierit dhe Beratit. Disa prej tyre janë nga fshati Rrërëz i Beratit dhe dy të tjerë nga Panaori i Mallakastrës. Policia konfirmoi dje se një prej personave të arrestuar, i cili është nën hetim intensiv si i dyshuar për implikimin në vrasjen e biznesmenit fierak është Guxim Çala, nga qyteti i Beratit, i cili jeton si emigrant në Itali. Sipas policisë, gjatë kontrolleve në banesën e tij është gjetur një armë automatike model 56 dhe mjete të tjera luftarake. Vepra penale që rëndon mbi Çalën, është ajo e “armëmbajtjes pa leje” dhe e “mbajtjes së municioneve luftarake”, ndërkohë që po punohet për të provuar nëse ai është i implikuar në vrasjen e biznesmenit Saliko. Fakti që eliminimi fizik i biznesmenit është bërë nga vrasës me pagesë ka bërë që policia fierake të ushtrojë kontrolle kryesisht tek emigrantët e kthyer, të cilët kanë pasur lidhje me të. Ngjarja që tronditi qytetin e Fierit ka ndodhur në prag mbrëmjen e 30 dhjetorit, rreth orës 18:30, pranë selisë së Partisë Socialiste ku 42-vjeçari u qëllua me pesë plumba pistolete. Viktima Ismet Saliko ishte i njohur si sipërmarrës në fushën e ndërtimit. Sipas dëshmitarëve të ndodhur në vendngjarje atë mbrëmje, biznesmeni u gjet pranë automjetit të tij i vdekur në vend. Arma me të cilën u qëllua Saliko atë natë u gjet pak metra larg vendit ku u rrëzua trupi i pajetë, hedhur mes mbeturinave.