Miratohet MSA,Koshtunica lë sallën
Nacionalistët serbë kanë braktisur një mbledhje kabineti për të treguar kundërshtimin e tyre mbi para-anëtarësimin e Serbisë në BE.
Kryeministri Koshtunica dhe ministrat nga partia e tij janë larguar nga sesioni i qeverisë, ndërkohë që presidenti Boris Tadiç ka aprovuar MSA me BE. Koshtunica e ka kritikuar këtë marrëveshje, pasi mendon se nënshkrimi i saj do ta detyrojë Serbinë të pranojë pavarësinë e Kosovës. Koshtunica u rikthye në mbledhjen qeveritare për të aprovuar një marrëveshje me Rusinë, duke i dhënë gjigandit rus “Gazprom” një pjesë të mirë të aksioneve nga kompania shtetërore e naftës, NIS.