E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bukuroshet e "Euro 2008"-ës

Kompeticioni më i rëndësishëm
i futbollit evropian ka nisur dhe
bashkë me të edhe gara për
skuadrën që do ta meritojë këtë
trofe. Jo më kot sytë janë përqendruar të
gjithë tek yjet e këtij aktiviteti, të atyre që
në fushë do të bëjnë diferencën. Por në
fakt, kjo është vetëm ajo që do të duket
në fushën e blertë, sepse gjysma tjetër e
evropianit nuk vrapon dhe nuk shënon
gola, por ndoshta do të jetë në qendër të
vëmendjes po aq sa të "dashurit" e tyre
në fushë. Sigurisht, nga paparacët që do
të kërkojnë me çdo ngulm shkrepje që i
lë shumë pak vend imagjinatës apo një
fytyrë që tradhtohet nga emocioni. Pas
çdo futbollisti dihet që qëndron gjithmonë
një grua, pothuajse gjithmonë e
bukur, modele, aktore apo prezantuese,
por shpesh jo e njëjta. Disa ikin, të tjera
shijojnë paksa të emocionuara udhëtimet
e para nëpër botë dhe prezencat në
stadiume për të mbështetur shokun apo
të bashkëshortin. Por ka edhe nga ato që
me vete kanë vendosur të marrin edhe
fëmijët. Në fund të fundit edhe ata nuk
duhet t‘i humbin emocione të tilla. E
para është Alena Serdova, që i ka dhënë
Luis Thomasin Xhixhi Bufonit. Në Italinë
e moduleve dhe skemave të ndryshme,
portieri juventin është pa dyshim pika
e palëvizshme, njëlloj si çekja me këmbët
tmerrësisht të gjata në hit-paradat
e vajzave më të bukura të Evropës. Një
tjetër në listë është bukuroshja Nereida
Gallardo, ose ndryshe Miss Ronaldo. E
fejuara e portugezit nuk e ka lënë vetën
në asnjë takim të fejuarin e saj qëkur
të dy janë lidhur. Madje, shpesh për të
mbështetur vendos në vesh vathët me
numrin 7 apo vesh bluzat me të njëjtin
numër si i dashuri i saj. Në fushë gjithë
sytë do të përqendrohen te çmenduritë
e tij, ndërsa sigurisht në pushim të ndeshjes
të gjithë do të shohin bukurinë e
saj. Me sa duket, të dy janë të vendosur
për të qenë gjatë gjithë kohës në qendër
të vëmendjes. Nuk do të ngelen pas edhe
italianet, që gjithmonë kanë arritur pozicione
për t‘u admiruar në klasifikimet
e grave më të bukura të futbollistëve. E
para është Marta Cecchetto që ka dashur
të saktësojë se nëse Toni u "divorcua"
nga kampionati italian lidhja me këtë
bukuroshe funksionon për mrekulli.
Sigurisht, nëse Donadoni do të kishte
menduar më shumë për shoqërueset e
lojtarëve në zgjedhjen e tyre do të ishte
e pamundur të shihnim Italinë e vërtetë
në këtë Evropian. Lista vazhdon me
Sonia del Pieron dhe Belen Rodriguez.
E dashura venezueliane e Borriellos pa
dyshim që do të kompensojë mungesën
e Ilary Blasi-t, ose ndryshe zonja Toti,
akoma më e bukur pas lindjes së dy
fëmijëve. Por të tjerët nuk qëndrojnë
pas. Ose më mirë, edhe të dashurat, të
fejuarat apo bashkëshortet e tyre do të
jenë në qendër të vëmendjes për vetë
faktin se "meshkujt" e tyre janë futbollistët
më të mirë të vendeve që ata përfaqësojnë.
Me francezët, që ndryshe nga
Presidenti i tyre, Sarkozi, nuk synojnë te
femrat "made in Italy", vëmendja do të
drejtohet nga
Noémie Lenoir, zonja e rafinuar,
Makelele. Përkundrazi, kosovari Valon
Behram, që do të luajë në shtëpinë e tij
me Zvicrën, italiania Elena Bonzanni
me të cilën ndan një vit bashkëjetese,
sigurisht që nuk do të mungojë. Edhe
holandezi i Ajaksit
Rafael van der Vaart do të ketë përkrah
bionden e tij simpatike, Sylvie
Meise, e cila në Holandë gjendej pothuajse
në faqet e para të revistave gosip
në vendin e saj. Kudo shkon shoku i saj
nga pas është edhe Oksana Andersson, e
fejuara provokuese e futbollistit suedez,
Christian Wilhelmsson. Por ekziston
edhe ana tjetër e medaljes. Më shumë se
sa për lojën e bukur të "Beckham &CO",
huliganëve dhe tifozëve të çmendur do
të ndihet shumë mungesa e grave angleze
që i shoqërojnë kudo me bëma shokët
e tyre. Patjetër që do të ndihet mungesa
e Viktoria Beckamit, bashkëshortes së
ish-kapitenit anglez gjithmonë në qendër
të vëmendjes për modelet e flokëve
dhe fustanet modës së fundit. Po ashtu
mungesë edhe për Cheryl Cole, gruan
e Ashley Cole, futbollistit të Çelsit dhe
Coleen McLaughlin e fejuara që pas pak
ditësh do të bëhet edhe gruaja e Wayne
Rooney. McLaughlin edhe në Botërorin
e 2006-ës ishte renditur mes grave më
të bukura. Anglezet më shumë se çdo
femër tjetër e këtij Evropiani, duhet ta
kenë ngulitur mirë në kokë se bukuria
"sportive" ashtu si ajo në pasarela nuk
është e përjetshme. Këtë e di mirë edhe
Elen Svedin, e magjishmja zonja Figo, që
ndeshjet do t‘i shikojë nga tribuna.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›