Një "Guines" për mua
Prej tri ditësh, te galeria "Ibrahim Kodra", në katin e parë të Ministrisë së Kulturës, është prezantuar puna e një vajze të re, e cila pretendon të kapë një rekord "Guines". Ajo quhet Holta Mneri dhe ka përfunduar studimet dy vite më parë në Akademinë e Arteve, dega Tekstil, në Fakultetin e Arteve Pamore. Holta është marrë me një aso krijimtarie, ku të veçantë ka lëndën. Ajo është paramandë, që e shqipëruar emërtohet gjilpërëmbërthesë. Është një send që të shpon, po qe i shkujdesur dhe dobinë e ka në shumë procese shtëpiake e vetjake. Shërben si kapëse rrobash, për puthitjen e çarçafëve me jorganë, ose dhe për të mbërthyer ndonjë rrobë në mungesë të ndonjë kopse. "Mos ke gjë ndonjë paramandë me vete?", ndodh të pyesim dikë në raste të veçanta, kur ajo mund të na shërbejë për të zgjidhur një hall etik apo estetik. Ndërsa Holta Mneri posedon mijëra të tillë. Domosdo i ka blerë. I ka blerë pa i numëruar, por rifuxho, siç i thonë. Kjo ka ndodhur vite më parë, kur ajo sapo kishte nisur studimet. Sipas asaj që rrëfen, rastësisht ka qenë duke vërtitur ndër gishta një paramandë, kur i ka shkrepur në kokë që me të (ose më mirë me to), të kompozonte vepra tredimensionale, një pasion i saj për sa i përket shijes artistike.
Nga vjen paramanda? Sipas konceptit të artistes së re, ajo është pjesë e morisë së ca sendeve që janë pjesë e përditshmërisë sonë praktike deri në shpërfillje totale, tej të mbaruarit punë. Por ja që dhe ato kanë gjuhën e tyre (a nuk thuhet dhe se dhe sendet kanë gjuhë?!), e varet si mund të zbulohet e kuptohet ajo. Dhe nëse ndodh që zbulohet, në art do kishte shprehi më të fuqishme. Holta Mneri ka arritur të sendërtojë këtë deduksion. Veç kësaj, punët e saj janë dhe një sendërtim i ligjit të ekzistencës se gjërat e kundërta rrinë mirë me njëra-tjetrën.
"Këmbët tona, hapat, janë të ashpër, por hidhen bukur e lehtësisht në një tapet të butë; paramandat janë po ashtu, paksa të ashpra teksa të shpojnë, mirëpo rrinë mirë në një sipërfaqe të leshtë", shprehet Mneri, duke të treguar punën e parë të saj, një trup femëror, i shtrirë me një ujëvarë flokësh që i bien mbi supe.
Është puna e parë me paramanda, e cila ka marrë "Ok"-in e profesorit të saj, Gazmend Leka, e të gjithë atyre që e kanë parë. Që prej atij momenti, Holta Mneri nuk ka reshtur së punuari me paramanda, duke krijuar figura të ndryshme funksionale e artistike bashkë. Ka ndërtuar një poltron, një krevat dopjo, një fustan, por ka realizuar dhe Skënderbeun gjysmëbust... me kollare (ashtu siç ka dëshirë ajo ta shohë).
Janë 19 punime të cilat ajo ia prezanton publikut, së bashku me synimin për të hyrë në "Guines". Sigurisht, puna e saj është e rrallë për vetë teknikën që ka përdorur.
Për këtë punë ajo udhëhiqet nga nja slogan i saj individual: Nëse qëllimi i artistit është të krijojë, duhet një rregull, instinkti i të cilit është masa, masa e durimit dhe e kompozimit.
"Ky slogan më ka ndjekur prapa gjithë këto vite dhe i kam ndenjur prapa po ashtu", shprehet Mneri.
Futja në librin e rekordeve "Guines" është dhe një qëllim në vetvete për artisten e re, e cila e shpreh këtë pa kompleks. Pohon se është e para artiste në Shqipëri që aplikon artin me paramanda, ndërsa në botë, me çka mundur të informohet, deri tani është vetëm një grua në Rusinë e largët.
Por e rëndësishme për të është që komisioni i "Guines"-it e mirëpret me propozimin që i ka dërguar, për veprën që synon të realizojë vetëm me paramanda. E deri më tani, pengesë janë vetëm paratë, sponsorët. Nga ana tjetër, pas disa muajsh ajo premton se nga arti i saj do t‘i servirë publikut një vepër të rrallë, që do ta zhveshë nga tisi i misterit. Do ta mbajë surprizë. Ekspozita e Holta Mnerit, "Art dhe Paramanda", do të qëndrojë e hapur për dy javë.